Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka lajmëruar zyrtarisht se i ka kthyer Presidentit të Republikës për të gjitha kërkesat e parashtruara prej tij, lidhur me dhënien e autorizimit për të negociuar me palën greke.
Pjesë e përgjigjes është edhe përbërja e ekipit negociator, një ndër shqetësimet kryesore të shprehura edhe publikisht nga Presidenti Ilir Meta.
12 janë negociatorët, përfaqësues të po aq institucioneve.
Grupi negociator do të kryesohet nga 2 bashkëkryetarë: Armand Skapi, si përfaqësues i Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme, që mban detyrën e Drejtorit për Traktatet dhe të Drejtës Ndërkombëtar, si dhe Gjeneral Major Ylber Dogjani, Komandant i Flotës Detare.
Të tjerë emra në listë janë:
Artur Meçollari, si përfaqësues i Ministrisë së Mbrojtjes
Arsen Mullai, kreu i Flotës Detare
Viktor Doda, Drejtor i Shërbimit Gjeologjik, ish-Ministër i Energjetikës në qeverinë Nano
Aida Hajna Zv/Drejtore e Policisë
Ardjan Bylyku Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore.
Elira Koka, Sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Drejtësisë,
Ferdi Hyraj nga Instituti i Gjeografisë,
Luan Përzhita, Instituti i Arkeologjisë,
Korenc Çela, Drejtor i Institutit të Gjeohapësirës
Qirjako Qirko, i cili ka mbajtur detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm në MPJ dhe aktualisht është Ambasador në Londër.
Veç grupit negociator, Presidenti Meta kërkoi edhe sqarime të tjera përsa i përket objektit të negociatave dhe metodologjisë që do të ndihet në përcaktimin e kufirit detar me Greqinë.
Kryeministri Rama tha gjatë konferencës për shtyp me Presidentin e Komisionit Europian, Zhan Klod Junker se Presidentit Meta i janë dërguar të gjitha sqarimet dhe se beson që ai do të bëjë detyrën e tij duke dhënë plotfuqishmërinë për negociatat.
Tv Klan