A ka qenë Visar Zhiti disident politik i sistemit komunist??
Vetëm pak ditë më parë, ish – ministri i qeverisë Berisha, sot zyrtar i i qeverisë Rama, akuzoi publikisht Presidentin e Republikës, pas dekretimit nga ky i fundit të Ministrit të Brendshëm Xhafaj. Si në sulmin publik ndaj Presidentit të Republikës, ashtu dhe në daljet e mëpasme publike, Zhiti mbrohej me faktin se ka qenë një i dënuar i sistemit komunist, për shkak të bindjeve të tij politike, ç’ka i ka mbrojtur deri në fund.
Por një dokument i zbuluar nga Televizioni Klan, nga Arkiva e Shtetit, tregon se Zhiti vetë me dorën e tij ka shkruar se nuk ndihej disident politik dhe se nuk ishte kundër vijës sipas tij, të drejtë të partisë dhe shtetit. Bëhet fjalë për kërkesën ankimore penale që Visar Xhiti, me 21 Prill 1980, i drejtohej Gjykatës së Lartë të asaj kohe, për ndryshimin e masës së dënimit të dhënë nga Gjykata e Kukësit.
Ja se ç’shkruan Visar Zhiti në ankimimin drejtuar Gjykatës së Lartë në Prill të vitit 1980:
-“Në radhë të parë tek shkrimet e mia në poezi unë nuk kam patur për qëllim t’i kundërvihem vijës së drejtë politike të Partisë dhe të shtetit tonë. Është e vërtetë se një pjesë e këtyre shkrimeve çalojnë nga ana estetike dhe ideore, por qëllimi im për t’ju kundërvënë vijës politike që ka shteti jonë nuk ekziston”.
Pra, është vetë Zhiti i cili pranon se përveç gabimeve estetike në vjershat e tij, nuk kishte asgjë kundër vijës së drejtë të partisë dhe shtetit komunist, siç e cilëson vetë ai. Ndaj, në vend të kundërvënies ndaj sistemit, kërkoi të mos dënohej.
Ateherë, në emër të kujt disidence politike flet sot ky njeri, që ndryshe nga shumë të dënuar të tjerë të ndërgjegjshëm i kanë qëndruar bindjeve të tyre, kundër partisë dhe sistemit komunist, duke marrë parasysh dhe dënimet e dhëna për ta?
Në një shkresë tjetër, po të firmosur nga Zhiti, kërkesës së mëparshme për të mos u dënuar, ai shton edhe disa argumenta të tjerë, përmes të cilëve pranon se ka bërë gabime idore.
– “Mosha ime e re ka bëre që të bie në gabime ideore.
Gabimet i takojnë një të kaluare prej 5-7 vjet më parë.
Më pas kam evoluar pozitivisht e jam cituar për mirë nga Lidhja e Shkrimtarëve”.
Ndërsa si pikë të fundit të arsyetimit të tij, se përse kishte bërë ato gabime, Zhiti shkruan se mund të kenë qenë dhe krizat nervore që ka patur.
-“Dhembje koke e kriza. Sëmundje kam patur në femini shumë, e më pas më pak. Ndoshta ka ndikuar.
”
Dokumentet e mësipërme që gjenden fare lehtë në Arkivat e Shtetit, tregojnë një Visar Zhiti krejt tjetër nga ai që vetë personazhi kërkon të shesë tek publiku. Që, edhe pse është dënuar për agjitacion e propagandë, ai vetë e quan të padrejtë dënimin për këtë akuzë, sepse ai nuk ka patur për qëllim t’i kundërvihej partisë dhe udhëheqjes komuniste. Pyetja që sot shtrohet është: Cilit Visar ti besojmë, atij të djeshmit që betohej se nuk ishte kundër partisë dhe shtetit komunist apo këtij të sotmit, që nuk lë rast pa propaganduar veten si disidenti poltik i sistemit komunist??
Tv Klan