Këto tinguj janë pjesë e një valsi të kompozitorit të famshëm Shopen, që askush nuk i kishte dëgjuar deri më sot.

Notat janë hedhur në këtë dorëshkrim të tij, të krijuar gati 200 vite më parë.

Zbulimi i jashtëzakonshëm u bë në Morgan Library and Museum në Nju Jork.

Ishte një kurator muzikor që dorëshkrimin e zbuloi rastësisht në një kasafortë të vjetër që nuk ishte hapur asnjëherë.

Valsi në LaMinor iu nënshtrua analizave nga ekspertët derisa u arrit në përfundimin që i përkiste kompozitorit të famshëm klasik polak, i cili pati një jetë të shkurtër, por me krijimtari që ka lënë gjurmë të thella në historinë e muzikës klasike.

Tv Klan