Një 19-vjeçar është shpallur në kërkim pasi kishte përshtatur një qendër masazhi për prostitucioni në Tiranë. Blutë e kryeqytetit kanë arrestuar menaxheren e qendrës bashkë me një punëtore dhe ka proceduar penalisht tre persona të tjerë.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, pas një pune të mirëfilltë hetimore disamujore, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Fusion”. Si rezultat i tij u arrestuan në flagrancë shtetaset M. K., 26 vjeçe, (menaxherja) A. B., 19 vjeçe, (punonjëse). u proceduan në gjendje të lirë shtetaset R. S., 28 vjeçe dhe K. K., 19 vjeçe, punonjëse në qendrën e masazheve, dhe shtetasi D. O., 49 vjeç, banues në Tiranë; u shpall në kërkim shtetasi  M. M., 19 vjeç”, thotë policia e Tiranës në një njoftim për mediat.

Po sipas kësaj të fundit “gjatë hetimeve të kryera ka rezultuar se, shtetasi M. M., administronte një qendër masazhesh, në rrugën “Nikolla Jorgo”, me menaxhere shtetasen M. K., dhe përveç aktivitetit të regjistruar ligjërisht si qendër masazhesh, ushtrohej edhe aktiviteti i kundërligjshëm i prostitucionit. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale“./tvklan.al