Hetimet e Policisë së Elbasanit kanë zbuluar se shpërthimi me tritol në një apartament në lagjen “Haxhias” ka patur si shënjestër Alda dhe Xhovana Nikollin.
Të dyja ato kanë qenë në banesë në momentin e shpërthimit, por nuk kanë pësuar dëmtime. I vetmi që e pësoi ishte një 26-vjeçar, banor në pallatin ku ndodhi ngjarja, i cili mori dëmtime dhe ndodhet në spital në gjendje kritike për jetën.
Xhovana Nikolli është bashkëjetuesja e Amarildo Xhanej nga Shkodra, të arrestuar në Gusht të 2023 në Vlorë. Ai kap me armë silenciator, pas informacioneve se do të kryentë vrasje në qytetin bregdetar.
Arrestimi i Xhanej e ktheu atë në të penduar të drejtësisë pasi përpara hetuesve ai ka rrëfyer disa krime, deklarime të cilat po verifikohen nga SPAK.
Ndërkohë lidhur me ngjarjen, e fejuara e të penduarit të drejtësisë nuk ka pranuar të flasë përpara oficerëve të policisë në Elbasan, teksa ka kërkuar që deklarimet e saj t’i bëjë në SPAK.
Një nga pistat ku po heton policia janë konfliktet e mundshme të vetë Xhovana Nikollit, që krahas lidhjes me të akuzuarin për vrajse, është bërë e njohur përmes videove të publikuara në rrjete sociale.
Ndër të fundit video të postuara ishte një mesazh ndaj Nuredin Dumanit, një tjetër të penduari të drejtësisë.
Deri në këtë fazë të hetimit policia po verifikon disa informacione lidhur me autorin e ngjarjes, por deri tani ende nuk ka arritur identifikimin e tij.
Tv Klan