Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy dhe kryeministri i vendit tonë Edi Rama kanë biseduar këtë të Mërkurë përmes një telefonate. Siç shkruan Zelenskyy në një postim në “X”, në fokus ka qenë Samiti i ardhshëm i Paqes, ku Shqipëria ka konfirmuar pjesëmarrjen e saj. Po ashtu situata aktuale në Ukrainë dhe bashkëpunimi mes dy vendeve në fushën e mbrojtjes.
“Kam biseduar me kryeministrin shqiptar Edi Rama, një mik i madh i Ukrainës, për Samitin e ardhshëm të Paqes dhe e falënderoi për konfirmimin që Shqipëria do të marrë pjesë. E informova kryeministrin Rama edhe për situatën e fushëbetejës, konkretisht për mbrojtjen e rajonit të Kharkiv. Ne diskutuam gjithashtu bashkëpunimin tonë të vazhdueshëm në mbrojtje”, shkruan Zelenskyy.
I spoke with Albanian Prime Minister @ediramaal, a great friend of Ukraine, about the upcoming Peace Summit and thanked him for confirming that Albania will attend.
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) May 22, 2024
I also informed Prime Minister Rama about the battlefield situation, specifically the Kharkiv region defense. We…
Kujtojmë se kreu i shtetit ukrainas mbërriti në Tiranë më 27 Shkurt të këtij viti, ku mori pjesë në Samitin e Sigurisë për Ukrainën. Ai mbajti një konferencë të përbashkët me kreun e qeverisë shqiptare ku u nënshkrua “Traktati i Miqësisë dhe Bashkëpunimit”.
Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022. Presidenti rus Vladimir Putin e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./tvklan.al