Presidenti i Gjermanisë ka shpërndarë Parlamentin duke i hapur rrugë kështu mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme.
Data e zgjedhjeve është caktuar më 23 Shkurt 2025.
“Kam vendosur të shpërndaj Bundestagun për të caktuar datën e zgjedhjeve të parakohshme më 23 Shkurt”, tha Presidenti Steinmeier.
Vendimi i tij erdhi pas Kancelari Olaf Scholz humbi votëbesimin në Parlament më 16 Dhjetor. Pas këtij momenti, Presidenti Steinmeier pati kërkesë për të shpërndarë Parlamentin në funksion të stabilitetit politik.
Liderët e partive politike kishin rënë dakord për datën 23 Shkurt që të mbahen zgjedhjet e parakohshme.
/tvklan.al