Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz ka kërkuar këtë mërkurën votëbesim në Parlament, duke i hapur rrugë mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme.
Të hënën pritet që Bundestagu të mbajë seancën e votëbesimit. Kërkesa vjen vetëm pasi koalicioni qeverisës tre partiak dështoi për shkak të mosmarrëveshjeve për mënyrën se si ta ringjallin ekonominë.
Partia Socialdemokrate ka 207 deputetë në Bundestag, ndërsa partnerët e tij të mbetur në koalicion, të Gjelbërit, kanë 117. Kjo nënkupton se qeveria e Scholz nuk e gëzon shumicën në parlamentin me 733 vende. Zgjedhjet parashikohen të mbahen më 23 Shkurt të vitit të ardhshëm, 7 muaj përpara afatit ligjor.
Tv Klan