Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përcaktuar ndarjen 100 mandateve të deputetëve për çdo zonë zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 11 majit të vitit 2025. Klan News ka siguruar relacionin e KQZ-së për caktimin e mandateve për çdo zonë zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 2025 ku Tiranës i është shtuar 1 mandat deputeti, duke u dhënë të drejtë zgjedhësve të kryeqytetit të përfaqësohen tashmë me 37 deputetë nga 36 që ishin deri tani.

Në dallim nga zgjedhjet e kaluara të viti 2021, Korçës i është hequr një mandate deputeti, ndaj nga 11, në këto zgjedhje do të ketë 10 mandate deputetësh. Sakaq, në zonat e tjera zgjedhore nuk do të ketë ndryshim të numrit të mandateve për deputetët e rinj. 

Ndarja e mandateve për ligjvënësit e rinj është bërë në varësi të numrit të popullsisë. Ky propozim do të shqyrtohet nga Komisioni Rregullator për zgjedhjet.

Klan News