Lajme Arkiva – TV Klan 2000
Gazetari Vladimir Lame:- Jemi këtu në Pallatin e Kongreseve ku është vendosur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i cili me të gjithë administratën e tij po ndjek procesin elektoral, i cili ka nisur nga ora 7 e mëngjesit, për zgjedhjet lokale në Shqipëri. Janë gjithsej 5400 qendra votimi dhe votojnë mbi 2 milion e 700 mijë votues. Procesi elektoral, do të mbyllet rreth orës 18 dhe pas kësaj ore, do të nis numërimi i votave për të shpallur rezultatet përfundimtare.
Në Liceun Artistik, komisionerët përfaqësues të shtatë subjekteve politike, po zbatojnë në rregull procedurat duke u shpjeguar zgjedhësve se si votohen. Votuesit ndjekin në radhë njëri-tjetrin, pasi paraqesin kartën e votuesit, letërnjoftimin ose element të tjerë identifikimi, marrin fletët e votimit dhe kjo procedurë do të vijojë deri në orën 18, kur qendrat e votimit, do të mbyllen dhe do të nisë numërimi i votave./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame