Roma nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 në transfertë ndaj Monza-s, në sfidën e vlefshme për javën e shtatë në Serinë A.

Pas pjesës së parë të mbyllur me rezultatin 0-0, e dyta ishte një tjetër histori ku u shënuan dy gola.

Dovbyk kaloi Romën në avantazh në minutën e 61-të, por vetëm 9 minuta më vonë, vendasit barazuan shifrat me Mota-n.

Këtë barazim, Monza e ruajti deri në fund, për të marrë një pikë të rëndësishme.

Pas shtatë javëve kampionat, Roma renditet në vendin e nëntë me 10 pikë, ndërsa Monza mban vendin e parafundit me 4 pikë. /tvklan.al