Një cikël i ri nis pas datës 16 Shtator. Hëna e re në Virgjëreshë do të sjellë një energji praktike dhe do t’i përgatisë shenjat për të realizuar qëllimet e tyre. Astrologia e “Shije Shtëpie” në Tv Klan, Krisanthi Kallojeri shpjegon se kjo periudhë do të jetë me ndryshime e fillime të reja, shkëputje nga situatat toksike dhe do të na duhet të tregohemi të kujdesshëm me vendimet.

Prapavija e Mërkurit do të përfundojë duke favorizuar komunikimin dhe çështjet që deri më tani kishin ngecur. Fundjava do të jetë argëtuese, por duhet të mos tejkalohen shpenzimet.

Krisanthi Kallojeri: Ngjarja  më e rëndësishme e javës është një hënë e re që zhbvillohet në shenjën e Virgjëreshës. Është një hënë e re shumë dinamike për arsye sepse dielli dhe hëna sepse kjo përbën një hënë të re, dielli e hëna takohen për fillimin e ri, kjo hënë e re bën aspekte pothuajse me të gjithë planetët e rëndësisëhm.

Do të ketë ndryshime, zhgënjime, fillime të reja përmes ndryshimeve, transformimeve dhe duhet të jemi shumë të kujdessshëm në vendimet që do të marrim sepse do të jemi larg realitetit, do të kemi iluzione, do t’i shohim gjërat pak më bukur se sa janë në të vërtetë. Fillime të reja shumë të mira për të cilat duhet të jemi shumë të kujdesshëm, me këmbë në tokë dhe të sigurt që i shohim situatat në përmasa reale.

Mos veproni në ditën e hënës së re në datat 15-16. Fillimet e reja duhen bërë pas datës 18. Parashikimet për hënën e re vlejnë për një muaj. Shumë nga këto ngjarje do t’i shihni pak përpara hënës së plotë më 29 Shtator. Ndryshimet dhe trasnsformimet janë pozitive, por edhe sikur të kemi ngjarje që nuk do të jenë kaq pozitive ose nuk do të na pëlqejnë, dijeni se bëhen për të mirën tonë. Ka një lidhje shumë të ngushtë harmonike me Uranin, një trekëndësh që na ndihmon të shkëputemi me lehtësi nga situata toksike, njerëz toksikë, zakone e metoda që nuk na pëlqejnë dhe duam të shkëputemi sepse na lënë pas dhe të mos u besojmë shumë lëvdatave nga të tjerët, premtimeve, të mos hamë sapunin për djathë.

Nëse bëni një investim ekonomik, konsultohuni me njerëz kompetentë. Nëse merrni një kredi apo bëni një kontratë ekonomike, lexoni gërmat e vogla. Në të njëjtën ditë me hënën e re, Mërkuri kthehet në vijë të drejtë, diçka shumë pozitive sepse është shumë praktik dhe do të na fusë në jetën normale, në organizim, do të kemi një komunikim më të mirë, arsyetim dhe fundi i javës është i bukur për të kaluar mirë, për të jetuar momente dashurie. Ndoshta do të ketë shumë dasma e evente dhe njerëzit do ta shijojnë. Kujdes me shpenzimet sepse do t’i tejkaloni./tvklan.al