Banorët: Humbëm gjithçka, duam ndihmë nga shteti
Banorët e pallatit, që u përfshi të shtunën nga një zjarr i fuqishëm në Pogradec, janë kthyer në shtëpitë e tyre. Në dy katet e fundit, flakët kanë shkrumbuar gjithçka.
Orenditë ende vazhdojnë të digjen dhe era aktivizon herë pas here vatra të vogla zjarri. Të tjerë banorë fajësojnë zjarrfikësit se nuk kanë ardhur në kohë dhe kanë pasur mungesa në ujë.
Bashkia e Pogradecit ka nisur procesin e vlerësimit të dëmeve.
Policia ende nuk ka dalë me një version përfundimtar të shkaqeve të rënies së zjarrit, ku veç bllokimit të oxhakut nuk përjashtohet mundësia edhe e një shkëndije elektrike si pasojë e luhatjeve të tensionit.
Tv Klan