Dy muaj pasi i liroi nga qelia, Gjykata e Korçës ka ndryshuar sërish masën e sigurisë nga “Detyrim paraqitje” në “Arrest me burg” për 3 dëshmitarët e vrasjes së Egli Progës, më 10 gusht në Pogradec.
Vendimi i dhënë nga togat e zeza është ekzekutuar nga policia e këtij qyteti, e cila ka vënë në pranga Arian Manellarin, Leonidha Guçen dhe Voltan Shkullakun. Sipas prokurorisë dhe policisë, të tre ata kanë qenë dëshmitarë në vrasjen e Egli Progës, nga Denis Meçe, por asnjë prej tyre nuk ka kallëzuar ngjarjen.
Gjithashtu përpara hetuesve ata kanë mohuar të kenë dhunën që autori i ngjarjes ka ushtruar ndaj 42 vjeçarit që humbi jetën. Por përgjimet ambientale në polici fill pas arrestimit të tyre mbrëmjen e 10 gushtit, kanë zbuluar të kundërtën. Në këto kushte prokuroria ngriti akuzën e “Veprimeve që pengojnë në zbulimin e së vërtetës”.
Egli Proga mbeti i vrarë nga goditja me një grusht nga i riu Denis Meçe, aktualisht në burg për akuzën e “vrasjes nga pakujdesia”. E gjithë ngjarja ndodhi në lokalin e një prej dëshmitarëve, Voltan Shkullakut, pas një konflikti për motive banale mes viktimës dhe autorit të ngjarjes, të cilët rastësisht u gjendën në të njëjtën bar kafe.
Tv Klan