Ekuipazhi në bordin e anijes më të madhe të lundrimit në botë “Icon of the Seas” është përballur këtë javë me flakët e zjarrit pasi anija gjigante ishte ankoruar në një port në Meksikë.
CNN raporton se zjarri u shua shpejt dhe linja e lundrimit bëri të ditur se nuk ka lëndime teksa shtoi se dëmi i përgjithshëm në bord ishte minimal.
Anija ishte e ankoruar në Costa Maya të Meksikës, kur ndodhi incidenti. Anija humbi fuqinë për pak kohë, por energjia rezervë u aktivizua menjëherë.
Zëdhënësi i “Royal Caribbean” konfirmoi se anëtarët e ekuipazhit kontrolluan flakët teksa tha se të gjithë janë trajnuar për situata të tilla.
Gjatë incidentit, njoftimet në bord paralajmëruan pasagjerët për atë që po ndodhte, sipas linjës së lundrimit.
Ikona e deteve prej 2 miliardë Dollarësh bëri bujë kur anija u nis në fillim të këtij viti me shtatë pishinat e saj, duke përfshirë një park ujor./tvklan.al