Lajme Arkiva 2004
Deputeti është pjesëmarrës, emrin e ka marrë nga debutues në një sallë apo parlament mbi shqetësimet e atyre që e zgjodhën, por te ne debutuesi i çdo zone është vetëm fasadë.
Zyra për Mbrojtjen e Qytetarëve këtë herë kërkon nga banorët e Gjirokastrës t’ju japi një kopje të faturave të dritave dhe telekomit deputetëve të tyre. Ata duhet të flasin për këtë problem.
Sipas juristit që drejton zyrën Kreshnik Spahiut, parulla e KESH-it, paguaj që ta kesh në Gjirokastër nuk ka kuptim. Këtu paguajnë faturat dhe drita nuk ka.
Andrea Stefani:“Nuk mund të ketë reformë e cila dënon në pafundësi qytetarët e vetë, të një vendi me sakrifica të pafundme. Kjo është ajo që ne kundërshtojmë në politikën e sotme të qeverisë”.
Kërkohet zgjimi i protestës qytetare pasi zyra do të vazhdojë betejën me gjykatën dhe entin rregullator të energjisë. Zyra mbështet mendimin e ekspertëve të Akademisë së Shkencave për çështjen e dritave. Në mbrojtje të interesave të shpërfillura të qytetarëve janë vënë intelektualë, artistë, studentë që duan të tundin indiferentët e administratës./tvklan.al