Lajme Arkiva – TV Klan 2003
Çudi e radhës ka ndodhur në Elbasan. Një zog me 4 këmbë ka dalë nga veza e pulës së detit, në familjen e Ramazan Korçës, banesa e të cilit ndodhet ngjitur me murin rrethues të Kombinatit Metalurgjik. E zonja e shtëpisë Ferideja, e cila merret me mbarështimin e pulës së detit pohon, se familja e tyre është vendosur pranë Metalurgjikut, që prej 5 vitesh.
Ajo e konsideron zogun një krijesë jo normale. Ai përveçse ka katër këmbë, në dy këmbët shtesë ka nga 5 gishtërinj, që nuk hasen tek shpendët e tjerë. Familja pavendosur ta rrisë zogun duke parë se ai është i shëndoshë, ndërkohë që për deformimin gjenetik, ata thonë, se është faji i pluhurave dhe i smogut kancerogjen që mbizotëron deri në Elbasan.
Gjatë viteve të fundit, përreth luginës së Shkumbinit dhe Metalurgjikut, kanë ndodhur mjaft çudira, përsa i përket mutacioneve gjenetike, kështu përmendim viçin me dy kokë, binjakët siamez, fëmijën elefant, dashin me katër brirë, lepurin me gjashtë këmbë, si dhe gjelin me katër këmbë./tvklan.al
Gazetare – Eva Paja