Lajme Arkiva 2004

Për herë  të parë pas  viteve ‘90 kohë kur kyçen uzinat dhe fabrikat e Kombinatit Metalurgjik një kamerë e televizionit Klan ka arritur të dokumentojë të vërtetën mbi shkallën e ndotjes që ekziston në territorin ku dergjet gjigandi i hekurt.

Dy prej uzinave të këtij kombinati, Uzina e Koksit dhe Uzina e Nikel Kobaltit u konsideruan si më të ndoturat në  Evropë pak ditë më parë nga një revistë e  njohur anglez.

Sipas të dhënave të grumbulluara Uzina e Nikel Kobaltit e ngritur në vitin 1987 në saj të  një procesi të sofistikuar teknologji, prodhonte nikel të  pastër i destinuar i gjithi për import.

Nga që  para viteve  ‘90 në objektet e uzinës dhe në tokën përreth specialistëve ndodhen të depozituara mbetje plastike.

Ndërsa Uzina e Koksit filloi nga puna në vitin 1975. Gjatë procesit teknologjike të  përfitimit të koksit industrial çliroheshin mbetje fenolësh dhe cianuresh por sipas specialistëve me anë të sistemit nëntokësor i nënshtroheshin procesit të denatyrimit me anë të një cikli të mbyllur.

“Nuk shikoj dhe nuk më rezulton që të jenë bërë matje, apo analiza konkrete për të përcaktuar ndotjen apo kontanimimin e sipërfaqes së tokës”.

Sidoqoftë kombinati metalurgjik në Elbasan do të vazhdojë të mbetet një nga vatrat më të rrezikshme për shëndetin e njerëzve, bimëve dhe kafshëve nëse mbetjet toksike të grumbulluara në vite nuk i nënshtrohen përpunimit të plotë./tvklan.al