Lajme Arkiva 2003
Elbasani mbetet një nga qytetet më të prekur nga sëmundjet profesionale në vend edhe pse kombinati metalurgjik dhe një pjesë e industrisë së rëndë është mbyllur pas 13 vitesh. Në poliklinikën e specialiteteve në këtë qytet paraqiten mesatarisht 250-300 pacientë në vit të cilët kanë qenë punonjës të uzinave dhe fabrikave të metalurgjikut.
Ndër rastet e paraqitura përqindje më të madhe e zënë ata me silikoza dhe pluhur kancorogjen në mushkri si dhe të tjerë me përqindje helmesh dhe fenolësh në gjak. Këta të sëmurë janë të pafuqishëm për punë dhe nuk mund të punësohen në vene të tjera. me të ardhurat e familjes së tyre nuk arrijnë të përballojnë as blerjet e mjekimeve për sëmundjet.
Në Elbasan mungojnë gjithashtu edhe klinikat e specializuara për kurimin e këtyre sëmundjeve. Shpesh pacientët detyrohen të vijnë në Tiranë për të marrë ndihmën mjekësore, por jo të gjithë kanë mundësi ta bëjnë këtë. Mungesa e trajtimit të duhur sipas mjekëve pakëson mundësinë që ish punonjësit e metalurgjikut të jetojnë gjatë./tvklan.al