Kualifikimi i Real Madrid për të gjashtë herë në 11 edicionet e fundit në finalen e Champions League ka lënë shije të ndryshme në mediat botërore. Nëse në Gjermani flitet për një skandal për golin e anuluar në fund, mediat spanjolle nuk kanë kursyer elozhet për skuadrën e Carlo Ancelottit për këtë arritje europiane.
“Hoselu i jetës sime” është titulli kryesor i gazetës pranë klubit spanjoll “Marka” që e vijon artikullin me fjalës se Reali nuk ka rivalë dhe se Mbreti i Europës është në finale pas një tjetër mrekullie të paharrueshme”.
E përditshmja “SPORT” thumbon jo pak kundërshtarët kontinental, ndërsa tremb edhe Borussia Dortmund. Si fitohet një finale e Champions League kundër Real Madrid është pikëpyetja e saj, që e cilëson si një mision të pamundur. Ndërkaq, Mundo Deportivo nuk ka kaluar përtej lajmit, duke e konsideruar kualifikimin e Real si epic, por me polemika të forta.
Edhe festa e tifozëve spanjoll ka qenë e madhe në rrugët e qytetit. “Zoti është tifoz i Real Madrid” ishte një prej komenteve të tifozëve mbretëror që duket se kanë përjetuar një nga mbrëmjet më emocionuese në jetë.
Klan News