E Ngarkuara me Punë e Ambasadës së SHBA në Tiranë, Nancy VanHorn është takuar sot me zv/Kryeministren dhe ministren e Infrastrukturës Belinda Balluku.

Takimi është njoftuar nga Ambasada Amerikane.

Në takimin mes tyre, e Ngarkuara me Punë e SHBA në Tiranë theksoi rëndësinë e forcimit të lidhjeve të biznesit dhe investimeve midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, si dhe mbështetjen e projekteve strategjike në të gjithë vendin dhe rajonin.

VanHorn dhe Balluku diskutuan gjithashtu mundësitë për të rritur më tej bashkëpunimin në sektorët e energjisë dhe infrastrukturës.

/tvklan.al