Fluturimi i ‘Singapor Airlines’ nga Londra në Singapor u kthye në një mankth të vertetë për pasagjerët.
Në fluturim pati turbulenca të forta, ku një person humbi jetën dhe mbi 30 të tjerë mbetën të plagosur. Pamjet nga brenda avionit janë tronditëse, me pasagjerë që bërtasin, përpiqen të mbahen pas sediljeve dhe luten, gjatë turbulencave.
Avioni tip Beoing 777-300ER i nisur nga Londra dhe me destinacion Singaporin dhe devijoi fluturimin dhe u ul në Bangkok. Në një deklaratë, “Singapor Airlines” bëri të ditur se në bordin e avionit ndodheshin 211 pasagjerë dhe 18 anëtarë ekuipazhi.
Linja ajrore shtoi se po punonte me autoritetet tajlandeze për të ofruar ndihmë mjekësore për pasagjerët dhe po dërgonte një ekip në Bangkok për të ofruar çdo ndihmë shtesë të nevojshme.
Autoritetet tajlandeze kanë dërguar ambulanca dhe ekipe emergjente në aeroportin Suvarnabhumi.
Ende është e paqartë se çfarë ka ndodhur saktësisht në bordin e fluturimit. Ekspertët e aviacionit shprehen se dëmtimet nga turbulencat e rënda janë relativisht të rralla në kontekstin e miliona fluturimeve të kryera, por megjithatë, turbulencat e rënda mund të jenë dramatike dhe të çojnë në lëndime të rënda ose fatkeqësisht në fatalitet. Në mars 2023, turbulenca të rënda në një avion privat rezultoi në vdekjen e një ish-zyrtari të Shtëpisë së Bardhë.
Klan News