Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka kujtuar me nderim figurën e Afrim Bunjakut, rreshterit të Policisë së Kosovës, i cili mbeti i vrarë 1 vit më parë si pasojë e sulmit terrorist të grupit të armatosur serb në Banjskë.

“Sot mbushet një vit nga sulmi terrorist i grupit të armatosur serb në Banjskë, ku mbeti i vrarë rreshteri policor i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku. Duke kujtuar me nderim sakrificën e Afrim Bunjakut, Shqipëria mbështet Kosovën në përpjekjet dhe arritjet e saj për vendosjen e sundimit të ligjit në të gjithë territorin e vendit.”

Ministria shton se është e papranushme që autorët përgjegjës të sulmit terrorist të enden të lirë teksa thotë se drejtësia duhet të vihet në vend pa vonesa dhe pa justifikime.

“Është e papranueshme që autorët përgjegjës të këtij krimi mbeten ende të lirë. Drejtësia duhet të vihet në vend pa vonesa dhe justitifikime. Shqipëria mirëpret vendimin e Prokurorisë së Kosovës, për të ngritur aktakuzë kundër të dyshuarve për organizim dhe kryerje të këtij sulmi brutal. Llogaridhënia është element kyç për parandalimin e përshkallëzimeve dhe konsolidimin e paqes në të gjithë rajonin”, thuhet në reagimin e ministrisë.


/tvklan.al