Në qytetin brazilian të Itaperuna, 120-vjeçarja Deolira Gliceria Pedro da Silva shumë shpejt pritet të thyejë rekordin Guinness. Siç thuhet në certifikatën e saj të lindjes, Pedro da Silva ka lindur më 10 Mars 1905.
Sipas mjekut të saj, doktor Juair de Abreu Pereira, da Silva është në gjendje të mirë shëndetësore. Ajo nuk kërkon asnjë mjekim, por nuk mund të kryejë aktivitete.
Deolira Gliceria Pedro da Silva gjithashtu ndjek një regjim të mirë dhe orare gjumi të rregullta.
“Deolira, këtë vit është 120 vjeç. Ajo është në gjendje të mirë shëndetësore duke marrë parasysh moshën e saj. Nuk ka pasur kurrë probleme me gjumin dhe shoh që ky ka qenë një nga faktorët që ka ndihmuar në ruajtjen e funksionit të saj njohës, që do të thotë se sot ajo ndërvepron mirë me familjen e saj”, tha Juair De Abreu Pereira.
Pasardhësit e Da Silvës sigurojnë kujdesin e saj në shtëpi.
“Do të doja të arrija në moshën e saj dhe të jem e tillë. Ndërsa ne jemi me presion të lartë të gjakut dhe diabet, ajo nuk ka asgjë nga këto”, tha Dorotela Ferreira da Silva.
Më herët në Janar, murgesha braziliane Inah Canabarro Lucas u njoh si personi më i vjetër në botë në moshën 116 vjeç nga LongeviQuest, një organizatë që gjurmon 100-vjeçarët globalë.
Klan News