Valdrini realizoi një performancë të veçantë në X Factor Albania në Tv Klan pasi u shoqërua nga tri violiniste. E ftuar nga Alketa Vejsiu, njëra prej tyre ndenji pak më gjatë në skenë për të thënë diçka më tepër duke zbuluar se është nëna e konkurrentit.
“Unë jam Edlira Caushi, kam mbaruar studimet e larta në Gjermani për violinë dhe gjithë suksesin tim ia kam kushtuar Valdrinit për të qenë këtu sot në këtë skenë, për t’ju kënaqur juve dhe mjafton pjesëmarrja”, u shpreh ajo.
Me kërkesë të moderatores, Edlira ndau edhe këshillën e saj për të birin. Ajo ka hequr dorë nga ëndrra e saj vetëm për t’iu përkushtuar djalit.
Nëna e Valdrinit: E vetmja gjë që i kam thënë qëkur ka qenë i vogël dhe deri tani që ka mbërritur në këtë skenë është që mjafton pjesëmarrja, të dalësh në skenë të kënaqësh publikun, kjo është gjëja më e rëndësishme.
Alketa Vejsiu: Ke sakrifikuar gjithçka për këtë djalë, nuk e ndoqe ëndrrën dhe profesionin dhe violinën që ta rrisje dhe të ishe mama me kohë të plotë. Mendon që është zgjedhja e duhur kjo zgjedhje që keni bërë?
Nëna e Valdrinit: Mendoj se ia ka vlejtur përderisa është këtu në këtë performancë në X Factor. Jam shumë e kënaqur që ka mbërritur në këtë pikë dhe ëndrrën time, suksesin tim, e kam lënë në sirtar. Kjo është gjëja më e bukur./tvklan.al