112-vjetori i Pavarësisë erdhi ndryshe në emisionin “Opinion” në Tv Klan.

Gazetari Blendi Fevziu kishte vendosur që të mblidhte në qendër të Tiranës 10 kryetarë bashkish shqipfolëse.

Mes tyre ishte mikpritësi, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, kryetari i komunës së Dibrës së Madhe Hekuran Duka, kryetari i Komunës së Bujanovcit Arbër Pajaziti, kryetari i Komunës së Ulqinit Genc Nimanbegu, kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu, kryetari i Komunës së Piana degli Albanesi në Itali Rosario Peta, kryetari i Komunës së Vushtrrisë Ferit Idrizi, kryetar i Komunës së Cerzeto-s në Itali Guiseppe Rizo dhe Presidenti i shoqatës “Albanian Roots” që është edhe organizator i paradës që zhvillohet në Tiranë dhe New York Marko Kepi.

Ata janë pjesë e Unionit të Bashkive Shqipfolëse që përbëhet nga 77 bashki nga i gjithë Ballkani Perëndimor, ndërsa 47 komuna arbëreshe janë me status vëzhguesi.

Ditën e sotme ata ndoqën Paradën e Shqiptarëve, që u bë për të dytin vit në Tiranë. Sot, përfaqësues nga të gjithë trojet shqiptare, rreth 300 shoqata me 10 mijë vetë kanë parakaluan duke sjellë ngjyrat, folklorin dhe rrënjët e tyre shqiptare./tvklan.al