Numri përfundimtar i viktimave nga orteku që goditi hotelin “Rigopiano” në Itali ka shkuar në 29. Zjarrfikësit kanë dhënë lajmin pas një javë kërkimesh në hotelin, në zonën e Abruzos.

Në kohën e incidentit, në hotel kanë qenë rreth 300 persona.

Prokurorët thanë se autopsitë e gjashtë trupave të parë të ekzaminuar, kanë treguar se shumica kanë vdekur nga trauma, ndërsa ka pasur edhe shenja të hipotermisë dhe mbytjes.

Orteku i dëborës ka goditur hotelin më 19 janar, pas disa tërmetesh. Pjesa qendrore e Italisë është goditur nga disa tërmete në muajt e fundit. Një tërmet në muajin gusht ka lënë të vdekur rreth 300 njerëz./ tvklan.al