Kryeministri Edi Rama ka ndarë në Facebook mëngjesin e sotëm pamjet nga prezantimi i eventit të madh “Giro d’Italia”.

Mirëmëngjes, dhe me këtë videokartolinë nga Roma, ku Shqipëria u prezantua si destinacioni i sivjetëm i Nisjes së Madhe të Giro d’Italia, që do të ndiqet nga 200 televizione të botës e afro 800 milionë shikues, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Kujtojmë se eventi sportiv do të mbahet këtë vit në vendin tonë, nga data 9 deri më 11 Maj. 3 etapat do të mbahen në Tiranë, Durrës dhe Vlorë ndërsa të pranishëm do të jenë rreth 3 mijë persona sportistë dhe staf mbështetës.


/tvklan.al