Vihet në pranga 26-vjeçari

Një i ri nga Vlora është vënë në pranga pasi ka kryer disa vjedhje në qytetin bregdetar. Ai ishte shpallur në kërkim si i dyshuar për veprën penale “Vjedhja e kryer më shumë se një herë”.

Nga hetimet e policisë rezulton se 26-vjeçari është autor i të paktën katër vjedhjeve të realizuara gjatë këtij viti, tre prej të cilave brenda një dite.

“Më datë 31.01.2020, në lagjen “1 Maji” Vlorë, dyshohet të ketë vjedhur biçikletën e K.I. Më datë 06.02.2020, në lagjen “Isa Boletini” Vlorë, dyshohet të ketë vjedhur biçikletën e V.Xh. Më datë 06.02.2020, në lagjen “Lef Sallata” Vlorë, dyshohet të ketë vjedhur orendi shtëpiake në pronësi të Q.Gj. Më datë 06.02.2020, në lagjen “10 Korriku” Vlorë, dyshohet të ketë vjedhur biçikletën e R.M”, thuhet në njoftimin e uniformave blu.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme./tvklan.al