“A e mban mend kur u bëre nuse për herë të parë?”, ishte pyetja paksa ‘pikante’ e Asjas, vogëlushes së programit të Tv Klan, ”Në kurthin e Piter Pan” për Rajmonda Bulkun. Ndonëse aktorja ka 45 vite martesë, në të vërtetë e ka veshur fustanin e bardhë disa herë për rolet në film. Madje kjo është arsyeja pse në ditën e dasmës nuk e ka shijuar dot vellon e bardhë.
Rajmonda Bulku: Nuse për herë të parë jam bërë në film të them të drejtën dhe për herë të dytë më duket jam bërë në film dhe isha veshur aq shumë me rroba të bardha sa kur erdhi dasma e vërtetë nuk kisha shumë dëshirë të vishesha sepse ishte më bukur në film.
Alketa Vejsiu: Me fustan klasik të bardhë, të fryrë, elegant? Si kanë qenë fustanet?
Rajmonda Bulku: Mezi e kemi gjetur, për të mos thënë që nuk ishte ndonjë gjë shumë e bukur, një copë e qepur dhe unë atë që mbaj mend bukur ishte e premtja që vesha një kostum popullor të Kosovës sepse gjyshja ime është nga Kosova dhe të premten kemi bërë një mbrëmje të jashtëzakonshme në oborrin e shtëpisë tonë në Tiranë dhe ajo ishte dasma për mua, ajo e premtja me kostum popullor. Të nesërmen, të shtunë e të diel që u vesha me të bardha, nuk kisha kuriozitet fare./tvklan.al