Një 48-vjeçar është gjetur i vdekur mëngjesin e kësaj të hëne në zonën e quajtur Ish-Stacioni i Trenit në Tiranë.
Nga informacionet paraprake të policisë, mësohet se në trupin e 48-vjeçarit nuk ka shenja dhune dhe se humbja e jetës ka ardhur për shkaqe natyrale.
Autoritetet përkatëse po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Njoftimi paraprak i Policisë së Tiranës:
Më datë 20.01.2025, rreh orës 07:00, tek Ish-Stacioni i Trenit. është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune shtetasi K.S, 48 vjeç. Paraprakisht dyshohet se humbja e jetës ka ardhur nga shkaqe natyrale. Punohet për përcaktimin e saktë e shkakut të humbjes së jetës.
/tvklan.al