Autoritetet italiane kanë mundur të shkatërrojnë një rrjet trafikantësh, të cilët dyshohen se kanë arritur të kalojnë të paktën 75 kilogramë kokainë nga porti i Genovas, e cila shpërndahej jashtë vendit.
Në prangat e Guardia di Finanza kanë përfundur 5 persona, 3 italianë dhe 2 shqiptarë.
Kështu, sipas mediave të vendit fqinj, si rezultat i hetimeve të koordinuara nga prokurori Federico Manotti, u arrestuan shqiptarët Nik Dauti, alias “Besnik”, 38 – vjeç dhe Artur Mahmutaj, 38 – vjeç, si dhe italianët, Carmelo Rao, 59 – vjeç, Roberto Piano 52 – vjeç dhe Massimo Rocca 45 – vjeç. Ky i fundit ishte punonjës i portit dhe partner i shoqërisë Compagnia Unica.
Sipas hetimeve, dy shqiptarët ishin kokat e kësaj bande, ndërsa Rao kishte rolin e bashkëpunëtorit. Rocca dhe Riano kishin rolin e shpërndarësve në pikat më të rëndësishme të këtij rrjeti.
/tvklan.al