Një zonjë 82-vjeçare, e cila lidhi kurorë me të dashurin e saj 36-vjeçare egjiptiane, këmbëngul se ajo nuk po mashtrohet nga i dashuri i saj.
Iris Jones është duke pritur me durim që Mohamed Ahmed t’i bashkohet asaj në Mbretërinë e Bashkuar dhe shpreson t’i jepet një vizë nga Zyra e Brendshme.
Çifti zuri titujt kryesorë nëpër media kur 82-vjeçarja ka treguar në një emision mëngjesi për jetën e tyre seksuale. Iris shpreson të ribashkohet me të dashurin e saj që nga takimi i tyre i fundit që u zhvillua në Dhjetor 2020.
Pavarësisht se është mijëra milje larg, OAP tregoi se si zogjtë e dashurisë flasin në telefon ose në Facebook çdo ditë.
Në përvjetorin e parë të martesës së çiftit, ajo është shprehur zemër thyer për shkak të largësisë.
“Nëse Mohamedit nuk i jepet viza, do të ishte “fundi i botës”, thotë Iris, nga Weston-Super-Mare në Somerset verior.
Ajo tha për The Sun se po presin të marrin një vendim përfundimtar nga Home Office në Nëntor
Iris tha: Gjithçka që i intereson Home Office është prova e një marrëdhënieje dhe ne kemi shumë nga kjo. Ata duan prova se edhe ai ka ku të qëndrojë dhe kjo është e zgjidhur sepse unë kam shtëpinë time. Ata janë gjithashtu të interesuar që ai të zotërojë mirë gjuhën angleze. Ai ka kaluar testin e kërkuar të anglishtes.
Djali i saj i madh rreth të 50-tave, këmbëngul se dashuria e tyre është e vërtetë dhe se ajo nuk po mashtrohet. /tvklan.al