Prokuroria e Tiranës çoi në gjyq tre ish-zyrtarë të Komunës Bërxullë, Ymer Markun, Kujtim Balliun dhe Agim Locin, të cilët i akuzon se kanë “Shpërdoruar detyrën”. Në gjyq është dërguar edhe shtetasi Kujtim Allmeta, për dyshimet se ka ‘falsifikuar dokumentet’.
Hetuesit thonë se ish-zyrtarët në bashkëpunim me njëri-tjetrin lejuan përfitimin e paligjshëm nëpërmjet falsifikimit të 7500 m2 tokë në Bërxullë nga shtetasi Kujtim Allmeta, i cili më pas e shiti në vlerën 10.000.000 Lekë.
Tv Klan