Futbollisti i Shqipërisë U-19, Adi Kurti, ishte protagonist në fitoren 2-1 të Hellas Veronës ndaj Romës, në sfidën për U-20.
Mbrojtësi kuqezi, shënoi golin e fitores për skuadrën e tij. Pjesa e parë u mbyll në barazim 1-1, ndërsa në të dytën u shfaq Kurti vendimtar.
Verona corsaro al Tre Fontane: battuta 2-1 la Roma capolista del campionato Primavera 1. Le reti del successo gialloblù portano la firma di Monticelli e Kurti. Si ferma a 7 la striscia di vittorie consecutive dei giallorossi di Falsini ⚽️#sportitalia #verona #roma #primavera1 pic.twitter.com/HfcGN0GFEO
— Sportitalia (@tvdellosport) January 5, 2025
Shqiptari shënoi në minutën e 48-të, atë që në fund rezultoi goli i 3 pikëve për Veronën. Kurti përfitoi nga një gabim i portierit në zonë dhe me një gjuajtje të fortë e ndali topin në fundin e rrjetës.
Kujtojmë se 18-vjeçari nga Elbasani është pjesë e Shqipërisë U-19, me të cilët numëron 17 ndeshje të luajtura dhe një gol i shënuar. /tvklan.al