Atalanta u rikthye te fitorja në Serinë A dhe këtë e bëri me një triumf spektakolar. Zikaltërit mposhtën Veronën në transfertë, me rezultatin e thellë 5-0.

Protagonist në këtë sfidë ishte edhe Berat Gjimshiti, me mbrojtësin e Kombëtares që asistoi te goli i dytë, i shënuar nga Retegui.

Sulmuesi italian ishte i papërmbajtshëm në këtë përballje, duke shënuar plot katër herë. Golin tjetër për Atalantën e shënoi Ederson.

Ky triumf e mban skuadrën e Gasperinit në vendin e tretë me 50 pikë, ndërsa Verona renditet në vendin e 14-të me 23 pikë. /tvklan.al