Lajme Arkiva 2004

Këto pamje janë marrë nga kodrat e ndodhura në lindje të Tiranës , rrugës që të çon në malin e Dajtit. Një lartësi mbi 300 metra mbi kryeqytetin natyrisht ajri është më i pastër, pra këtu kemi më pak pluhur dhe blozë.

Ndërsa po të ulemi poshtë në qytet parametrat e ndotjes së ajrit na tregojnë për një katastrofë të vërtetë.

Këtu ajri është 4 herë më i ndotur se sa normat e lejuara . Pikat më të ndotura janë pikërisht në ato zona apo kryqëzime ku trafiku i makinave dhe veprimtaria ndërtuese ka një fluks të jashtëzakonshëm.

Ndonëse nuk e dimë ende kohën kur mund të marrë fund ky fenomen disa vjeçar në zonat tona urbane, por një gjë është e sigurt, njerëzit që kalojnë në këto zona,  janë përditë të rrezikuar nga thithja e këtij lloji ajri./tvklan.al