Qyteti i Pogradecit ishte destinacioni i radhës i turit “Open air” të Akademisë së Yjeve.
Ndërsa udhëtonin drejt këtij qyteti, artistët e rinj ndjeheshin shumë të stimuluar, pasi kudo në rrugët e Shqipërisë, kompania Pepsi ka vendosur portretin fitueses Elhaidës dhe finalistëve të tjerë si imazhi i verës me sloganin “I Can”.
Zana Çela: “Është viti i 2 që vijmë në qytetin e Pogradecit, shpresojmë shumë që të dalim ashtu siç kaluam edhe vitin e kaluar. Siç e dini turneu fillojë me qytetin e Shkodrës, ne do udhëtojmë gjatë gjithë kësaj vere, pasi të gjithë njerëzit duan alegri, duan gëzim dhe më mirë se sa nxënësit e Akademisë së Yjeve askush nuk di të emetoj alegri, muzikë, gëzim. Unë shpresoj shumë që dhe këtë vit t’ju kënaqim pasi të gjithë këto koncertet do transmetohen shumë shpejt dhe në TV Klan. Sonte siç do të shikoni kanë ardh nga të gjithë grup moshat. Shikoj ca njerëz, ca burra shumë të vjetër 70-80-vjeç, është e çuditshme në fakt, ashtu siç shikoj edhe fëmijë në moshën 6 vjeçare, 5 vjeçare, 8 vjeçare prindërit e tyre. Pra është një publik nga të gjithë grup moshat dhe ne do mundohemi që të japim një program që t’ju takojë të gjithëve”.
Mbrëmë Pogradeci përjetojë një natë të veçantë feste. Mijëra qytetarë dhe pushues ndoqën për mbi 3 orë koncertin e finalistëve të Akademisë së Yjeve. Është vitit i 2 që Akademia e Yjeve ftohet nga kryetari i bashkisë, zoti Artan Shkëmbi. I cili çdo verë organizon një sezon të pasur aktivitetesh për qytetarët e Pogradecit. Të gjithë artistët e rinj kënduan e kërcyen si profesionist të vërtetë duke mahnitur të pranishmit me talentin dhe energjinë e jashtëzakonshme. Programi i tyre kishte mbledhur në shesh jo vetëm të rinj, por të gjithë banorët e këtij qyteti duke përfshirë edhe të moshuarit.
“Kam ardhur me pushime nga Zvicra. Po, po kënaqem”.
“Shumë mirë, po kënaqemi”.
“Shumë mirë, faleminderit shumë që keni ardhur”.
Edhe në qytetin e Pogradecit artistët e rinj të Akademisë së Yjeve treguan se janë të aftë të interpretojnë jo vetëm në skena spektakli por edhe në sheshe të hapura, duke elektrizuar mijëra e mijra spektator. Së shpejti skena e tyre do të vendoset në qytetet e Sarandës, në Vlorë më datë 28 dhe në Elbasan më 30 korrik./tvklan.al