Një aksident me pasojë plagosjen e rëndë të një qytetari ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele në aksin Lezhë-Shkodër.

Një furgon është përplasur me një motor pranë kryqëzimit të Dajçit. Për pasojë, ka mbetur i lënduar drejtuesi i motorit i cili është dërguar me urgjencë në spital.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanve të aksidentit.


Njoftimi i Policisë: Rreth orës 09:00, tek kryqëzimi i “Dajçit”, motomjeti me drejtues shtetasin Ll. K., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. N.

Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, i cili është dërguar në spital për ndihmë mjekësore aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.


/tvklan.al