Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë, në vendin e quajtur Bocovë në Fier.

Sipas asaj që raporton korrespondentja e Klan News Anila Sefa, një motorr është përplasur me një këmbësor, i cili ka marrë lëndime në trup ndërkohë që si pasoję e goditjes së fortë është dëmtuar dhe drejtuesi i motorrit.

Të dy janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë në vendngjarje ndodhet policia dhe grupi hetimor të cilët po kryejnë të gjitha veprimet procedurale për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti me dy të lënduar.


Njoftimi i Policisë:

Fier/Informacion paraprak-Rreth orës 18:20, në Boçovë, motomjeti me drejtues shtetasin A. M., 37 vjeç, ka përplasur këmbësorin, shtetasin N. B., 85 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motomjetit dhe këmbësori janë dëmtuar dhe ndodhen në Spitalin Rajonal Fier, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.


/tvklan.al