Veç Vlorës që është qyteti i festave të nëntorit, edhe Durrësi mbetet i preferuar për të kaluar këto ditë. Ashtu si çdo vit edhe në këto festa numri më i lartë i prenotimeve është nga shqiptarë të Kosovës.

Por hotelet në qytetin bregdetar janë rezervuar edhe nga të ardhur nga diaspora. Hotelet thonë se kanë përgatitur edhe aktivitete për t’i dhënë kuptim festës. Vlora dhe Durrësi mbeten qytetet më të zgjedhura për festat e nëntorit.

Tv Klan