Makina që po udhëtonin doli nga rruga

Dy të rinj kanë humbur jetën dje si pasojë e një aksidenti tragjik të ndodhur në autostradën Kalimash-Morinë.

Në vendin e quajtur “Shkodra Beton”, një mjet tip “Golf”, ka dal nga rruga, ku për pasojë ka humbur jetën në vend shtetasi Shpëtim Mani, ndërsa dy personat e tjerë janë plagosur rëndë dhe janë dërguar fillimisht në spitalin e Kukësit për të marrë ndihmë mjekësore.

Më pas nisur nga gjendja e rëndë shëndetësore Klisman Uka, 27 vjeç është dërguar me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë ku pavarësisht përpjekjeve të mjekëve ka ndërruar jetë.

Tv Klan