Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor “Kavajë-Durrës”, ku një kamionçinë është përplasur me një automjet tjetër.

Policia bën të ditur se si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesi i automjetit.  

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit


Njoftimi i Policisë:

Kavajë/Informacion paraprak

Rreth orës 09:00, në aksin rrugor “Kavajë-Durrës”, kamionçina me drejtues shtetasin L. R., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. C.

Nga përplasja është dëmtuar shtetasi A. C., i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


/tvklan.al