Disa automjete janë përplasur me njëra-tjetrën në afërsi të kryqëzimit të Gajushit në superstradën Lezhë-Milot. Nga përplasja, kanë mbetur të plagosur rëndë 3 persona.
Mes tyre, edhe një grua me vajzën e saj. Siç raporton gazetari i Klan News Martin Marku, ata janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Lezhës. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërsa në vendngjarje ka mbërritur Policia.
/tvklan.al