Pak minuta aktivitet i thjeshtë në ditë shërben si rregullator i tensionit.

Presioni i gjakut, veçanërisht ai i lartë, prek rreth 2 miliardë njerëz në botë, dhe është një ndër shkaqet kryesore që ndikon në lindjen e patologjive të tjera si problemet kardiake, iktuse etj., sëmundje të cilat kanë impakt direkt tek jeta e njeriut dhe janë shkaku numër 1 në botë për vdekjet e parakohshme.

Ekipet e studimit kanë vëzhguar mbi 16 mijë vullnetarë dhe mjaftojnë edhe 10 minuta në ditë që të vërehen përmirësime klinike domethënëse.

Sot jeta është frenetike, nuk ka kohë për të humbur për shkak të punës, dhe detyrimeve të tjera, e shpesh mungon ajo për ushtrim fizik në nivel të mirëfilltë.

Studimi i fundit prek pikërisht këtë gjë, ku mjafton të ngjitemi me shkallë dhe jo ashensor, apo një ecje shëtitje, një xhiro me biçikletë, pra veprime të thjeshta me të cilat jemi rritur, por që mund të ndikojnë kaq shumë në qëndrueshmërinë e nivelit të presionit dhe uljen e vlerave në rastet kur ai është i lartë.

Pra mjaftojnë aktivitete të shkurtra dhe të vogla, edhe në kushtet e shtëpisë, mjafton të evitohen qëndrimet e gjata ulur.

Klan News