E çelur në 10 Mars të këtij viti stina e evenimenteve italiane në Shqipëri “Dy popuj, një det, një miqësi”, ka vazhduar në “Poezinë e verës”.

Në ceremoninë e zhvilluar në ambientet e City Park, ishte i pranishëm dhe ambasadori italian, Veninton Saba D’Elia.

Duke u ndalur  të  prodhimet e verës D’Elia vuri theksin mbi raportin e mrekullueshëm ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë, jo vetëm te prodhimtaria, por dhe bashkëpunimet në nivelet ekonomike, kulturore dhe ato të shoqërisë civile.

Saba D’Elia:“E kemi hapur këtë nismë të dielën e kaluar në një shfaqje në Pallatin e Kongreseve ku performoi grupi Italian i balerinëve emri i të cilëve është Kataklo. Dua të them pashë që Pallati i Kongreseve ishte tejmbushur dhe kjo është një tjetër shenjë që konfirmon lidhjen e ngushtë mes italianëve dhe shqiptarëve. Ky është evenimenti i ri që quhet “Poezia e verës”. Ky aktivitet ashtu si vet emri i tij synon të vlerësojë lidhjen territoriale mes të dy vendeve të cilat kanë një traditë të mirë në prodhimtarinë e verës. Gjithashtu dua t’u rikujtoj se kjo iniciativë është një fushatë bamirësie të ardhurat e së cilës shkojnë për fëmijët e jetimores “Zyber Hallulli” në Tiranë.”

Projekti “ dy popuj, një det, një miqësi” është konceptuar si një seri programesh të hapura ndaj ideve dhe nismave dhe do të vazhdojë me aktivitete deri në Qershor të këtij viti./tvklan.al

Gazetar: Julian Kasapi