Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka rrëzuar kërkesën për vendosjen e sekuestros preventive mbi pasuritë e biznesmenit Ago Gjolaj.
Sipas njoftimit të Prokurorisë, Gjolaj dyshohet se merret me kontrabandimin dhe tregtimin e mallrave kontrabandë, si dhe dyshohet si pjesëmarrës në grup kriminal që merret me trafikimin e lëndëve narkotike. Në bazën e këtyre dyshimeve, Gjolaj akuzohet për pastrimin e produkteve të veprave penale apo veprimtarisë kriminale.
Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, ka regjistruar procedimin pasuror të vitit 2024 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, i ndryshuar.
Në këtë kuadër, Prokuroria iu drejtua Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, me kërkesën me objekt: Vendosjen e sekuestros preventive mbi pasuritë si më poshtë vijon:
– Shoqërinë tregtare “…” Shpk me Nipt: …..
– Pasuria nr…….
– Pasuria nr. ……
– Pasuria nr…….
– 97 automjete në pronësi të shoqërisë “….”
– Caktimin e administratorit nga lista e ekspertëve të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara.
Më 16 Prill të 2024-ës, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër vendosi pranimin e kërkesës së Prokurorisë për vendosjen nën sekuestro të pasurive të Gjolajt.
Çështja në Apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga Gjolaj, i cili kërkoi shfuqizimin e vendimit 16.04.2024 të Gjykatës të Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër.
Në përfundim të gjykimit, më datë 30 Maj, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtar Genti Shala , vendosi:
-Ndryshimin e vendimit datë 16.04.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër si vijon:
-Rrëzimin e kërkesës, për vendosjen e sekuestros preventive mbi pasuritë sipas kërkesës datë 09.05.2024.
NJOFTIMI ZYRTAR:
Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, ka regjistruar procedimin penal të vitit 2017, për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal. Nga shqyrtimi i materialit kallëzues referuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, rezulton se në bazë të informacioneve dhe dokumentacionit te administruar, bazuar në ligjin nr. 108, datë 31.07.2014 “Për Policinë e Shtetit”, i ndryshuar, rezulon se shtetasi A. Gj dyshohet se merret me kontrabandimin dhe tregëtimin e mallrave kontrabandë, si dhe është evidentuar si pjesëmarrës në grup kriminal që merret me trafikimin e lëndëve narkotike.
Në vijim, Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Pare të Juridiksionit të Përgjithshem Shkodër, ka regjistruar procedimin pasuror të vitit 2024, në bazë të ligjit nr. 10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, i ndryshuar. Në këtë kuadër, Prokuroria i është drejtuar Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, me kërkesën me objekt: Vendosjen e sekuestros preventive mbi pasuritë si më poshtë vijon:
– Shoqerine tregtare “…” Shpk me Nipt: …..
– Pasuria nr…….
– Pasuria nr. ……
– Pasuria nr…….
– 97 automjete në pronësi të shoqërisë “….”
– Gjendjen aktuale në të gjitha llogaritë bankare (llogari rrjedhëse/depozita) të të gjitha bankave te nivelit të dytë që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në Republikën e Shqipërisë në emër të A. Gj, S. Gj, si dhe “…” Shpk me Nipt: ……
– Caktimin e administratorit nga lista e ekspertëve të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara.
Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, me vendimin datë 16.04.2024, ka vendosur:
1. Pranimin e kërkesës së Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër.
2. Sekuestrimin e pasurive:
– Shoqerine tregtare “…” Shpk me Nipt: …..
– Pasuria ………
– 97 automjete në pronësi të shoqërisë “…”
– Gjendjen aktuale në të gjitha llogaritë bankare (llogari rrjedhëse/depozita) të të gjitha bankave te nivelit të dytë që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në Republikën e Shqipërisë në emër të A. Gj, S.Gj si dhe “….” sh.p.k me Nipt: ……
3. Për administrimin e këtyre pasurive ngarkohet Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara.
4. Dy kopje të këtij vendimi t’i dërgohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, e cila të marra masa për ekzekutimin e këtij vendimi.
Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga kërkuesi me iniciale A. Gj, i cili kërkoi:
-Shfuqizimin e vendimit 16.04.2024 të Gjykatës të Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër.
Në përfundim të gjykimit, më datë 30.05.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtar z. Genti Shala , vendosi:
-Ndryshimin e vendimit datë 16.04.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër si vijon:
-Rrëzimin e kërkesës, për vendosjen e sekuestros preventive mbi pasuritë sipas kërkesës datë 09.05.2024.
/tvklan.al