Udhëheqësi i rebelëve sirianë, Al Jolani i ka drejtuar një mesazh izraelit duke deklaruar se nuk ka justifikime për të sulmuar vendin e tij, pasi me rrëzimin e Asadit ato kanë rënë.

Në një deklaratë për mediat shtetërore Al Jolani tha se nuk do të ketë konflikt me Izraelin dhe se primare ka vendosjen e ligjeve dhe të institucioneve shtetërore. Ai the se trupat rebele nuk luftuan as me ato ruse që gjenden në Siri.

Ndërkohë Rusia po grumbullon pajisje e makineritë ushtarake në një bazë ajrore në Siri për t’i dërguar në Libi.

Në këto pamje dallohen automjetet ushtarake me flamuj rusë që lëvizin në një autostradë duke u larguar nga rajoni i Damaskut.

Diplomatët e lartë nga Shtetet e Bashkuara, BE, Lidhja Arabe dhe Turqia u takuan në Jordani për të diskutuar se si mund të ndihmojnë Sirinë gjatë tranzicionit pas rënies së qeverisë së Bashar Al Assadit.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ministrat e Jashtëm dhe zyrtarë të lartë nga Bashkimi Evropian dhe Kombet e Bashkuara po bëjnë përpjekje për të gjetur një konsensus lidhur me përparësitë që ata mendojnë se duhet të ketë udhëheqja e re e Sirisë.

Tv Klan