Një alarm për bombë pranë ndërtesës së Operës në Londër detyroi policinë të evakuonte disa ndërtesa në qendër të kryeqytetit britanik.
Shkak i alarmit u bë prania e një pakoje të dyshimtë, që pas kontrolleve të policisë rezultoi e parrezikshme.
Por siç duket nga pamjet, qindra punonjës pritën jashtë ambienteve të tyre të punës në ndërtesat përreth, në temperatura që tejkalonin 2 gradë nën Zero.
Tv Klan