Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleat, mik e partner kyç i Kosovës. Kështu shprehet kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në urimin drejtuar Donald Trump, i cili triumfoi në zgjedhjet presidenciale të 5 Nëntorit në SHBA.

Urimin, kryeministri i Kosovës e bëri nëpërmjet një postimi në X.

“Urime president Donald Trump, për fitoren tuaj elektorale. SHBA është një aleat, mik dhe partner kyç i Kosovës dhe ne mezi presim të punojmë së bashku për progres dhe paqe”, shkruajti Kurti./tvklan.al